
Theo Hernandez duket më gati se kurrë që të largohet nga Milani, për t’u nisur drejt Gjermanisë aty ku e pret Bayern Munich.
Mediat në Spanjë janë të sigurt që francezi do t’i japë lamtumirën Milanit në këtë merkato verore, me Theon që është i hapur për një kalim te bavarezët, aty ku vëllai i tij, Lucas Hernandez u aktivizua në vitet 2019-2023.
Një operacion i tillë, nuk lidhet me shitjen e Alphonso Davies ashtu siç raportohej para disa javësh. Edhe nëse Davies nuk shitet te Real Madrid, Bayerni po mendon ta sjellë në “Allianz Arena”, Theon, duke i lënë dy super mbrojtës të krahut të majtë në dispozicion të trajnerit të ri.
Kjo mund të vijë edhe si pasojë e frikës që drejtuesit e Bayernit që kanë për Davies-Real. Ndoshta kanadezi po pret verën e vitit 2025 atëherë kur i skadon edhe kontrata, që më pas të transferohet në Madrid me parametra zero.
Në këtë mënyrë, Bayern mund të ‘hakmerret’ duke e lënë në stol dhe duke mos pasur aspak problemin e krahut të majtë, aty ku do të kishte Theo Hernandez. Por nuk përjashohet mundësia që të dy lojtarët të jenë titullarë, duke blinduar krahun e majtë.