Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Arrihet akordi, Bellingham transferohet te Dortmund për shumën rekord

Shkruar nga NEWSPORT
Arrihet akordi, Bellingham transferohet te Dortmund për shumën rekord
Jude dhe Jobe Bellingham

Dy vjet pas transferimit të Jude te Real Madrid, Borussia Dortmund po përgatitet të mirëpresë një tjetër anëtar të familjes Bellingham. Sunderland në fakt ka pranuar në orët e fundit ofertën prej 33 milionë eurosh plus 5 në bonuse të paraqitura nga klubi verdhë e zi për Jobe Bellingham, i cili do të mbërrijë në Bundesliga pesë vjet pas vëllait të tij.

Marrëveshja midis dy klubeve, raporton “Sky Sports UK”, përfshin gjithashtu një tarifë rishitjeje prej 15 përqind. Kjo është një rritje e konsiderueshme në krahasim me ofertën fillestare prej 20 milionë eurosh të paraqitur nga Borussia; kur transferimi të përfundojë, Sunderland do të ketë marrë tarifën më të lartë për një lojtar.

Duke përjashtuar bonuset, Jobe Bellingham do të bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e Borussia Dortmund, pas Ousmane Dembele, për të cilin u paguan 35 milionë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga