Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

“E ardhmja? Ende nuk kam vendosur gjë”, Xabi Alonso: Jam i fokusuar ende në këtë sezon

Shkruar nga NEWSPORT
“E ardhmja? Ende nuk kam vendosur gjë”, Xabi Alonso: Jam i
Xabi Alonso

Sezoni i kaluar i Xabi Alonsos në krye të Leverkusen ishte për t’u mbajtur mend gjatë, arriti të fitojë titullin kampion për herë të parë në historinë e klubit. Në një intervistë për mediat, trajneri spanjoll ka zgjedhur të flasë për të ardhmen e tij.

“Ende nuk kam vendosur gjë, kam pasur një periudhë pushimi. Qëllimi im dhe i të gjithë lojtarëve është të mos mendojmë përtej, duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Jam i fokusuar ende në këtë sezon, jemi në një fazë vendimtare.

Qëllimi im është të luftojmë deri në fund. Mundësia jonë e parë për të vazhduar uljen e diferencës së pikëve me Bayernin është nesër në mbrëmje. Ne duam të mbajmë presionin, është muaji prill, është faza në të cilën gjithçka vendoset dhe duam të jemi atje deri në fund”, u shpreh Alonso.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga