Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

55 milionë euro në tavolinë, Bayern parakalon PSG për talentin francez

Shkruar nga NEWSPORT
55 milionë euro në tavolinë, Bayern parakalon PSG për
Desire Doue

Bayern Munchen vijon të punojë intensivisht për përforcimin e organikës së skuadrës. Bavarezët mendojnë edhe për të ardhmen ku kanë piketuar Desire Doue të Rennes për krahun e majtë të sulmit.

19-vjeçari francez ishte një nga zbulimet e sezonit në Ligue 1 ku në 31 ndeshje u bë protagonist me 4 gola e 5 asiste që ndihmuan klubin e tij të arrinte në Kupat e Europës.

Bavarezët kanë shtyrë shumë së fundmi me Rennes për të arritur një marrëveshje prej 55 milionë eurosh. Iniciativa e gjermanëve i ka pëlqyer lojtarit dhe përfaqësuesve të tij. Megjithatë, PSG është ende në garë dhe nuk dëshiron të dorëzohet për momentin.

Desire Doue ende nuk ka njoftuar vendimin e tij final për të zgjedhur mes Bayern Munchen apo Paris Saint-Germain. Për lojtarin kanë shprehur interes edhe klubet angleze si Manchester United, Chelsea e Tottenham.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga