Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

50 milionë euro, Bayer Leverkusen bën gati ofertën për sulmuesin e rivalëve

Shkruar nga NEWSPORT
50 milionë euro, Bayer Leverkusen bën gati ofertën për
Mohamed Amoura

Bayer Leverkusen është duke parë mundësin e përforcimit të skuadrës sidomos në repartin e sulmit. Ekipi gjerman që aktualisht mban vendin e dytë në Bundesligë do të futet fuqishëm në merkato për të negociuar me shumë lojtarë për t’i transferuar për sezonin e ardhshëm.

Mohamed Amoura i cili po shkëlqen në Bundesligë duket se është vënë në shënjestrën e Bayer Leverkusen. Amoura aktualisht luan për Wolfsburgun si i huazuar nga Union St. Gilloise nga Belgjika. Kontrata aktuale me St.Gillouse përfundon në 2027.

Performaca e lojtarit është me shumë pritshmëri dhe kjo ka vënë në sulm ekipet europiane për të kërkuar shërbimet e tij.  9 gola në dhe 7 asiste janë tregues shumë i mirë që 24-vjecari të premtojë rezultate deçizive për skuadrën.

Ylli algjerian ka një mundësi të mirë për t’u bërë pjesë e një ekipi të madh si Bayer Leverkusen. Në muajt në vijim do të zbulohet më qartë nëse marrveshja do të vazhdojë të marrë formën e duhur për ta finalizuar këtë trasferim nga ku pritet që Bayer Leverkusen të paguj 50 milion euro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga