
Theo Hernandez
Theo Hernandez bëri një paraqitje fantastike në finalen mes Milanit dhe Interit që përfundoi me rezultatin 3-2. Mbrojtësi i klubit kuqezi foli për mediat pas asaj fitoreje fantastike ndaj rivalëve të përjetshëm.
"Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë. E dinim që Interi është një ekip i madh. Kam pasur nëj moment të vështirë, nuk jam ende 100%, por ajo që mund të bëj është të ndihmoj skuadrën si sot”.
Trofeu i parë me trajnerin e ri – “Është edhe në fajin tim që u largua Fonseca, i uroj atij më të mirën. Ne bëmë më mirë me Conceicaon në një kohë të shkurtër”.
Një dedikim? – “Për gruan time, djalin tim dhe vajzën që do vijë në jetë”, u shpreh Theo Hernandez për mediat
Poll