
Fisnik Asllani
Fisnik Asllani po kalon një moment të mrekullueshëm në Bundesligën 2 me skuadrën e Elversberg. Sulmuesi shqiptar arriti të realizojë sot tripletë ndaj ekipit të Hannoverit në transfertë.
Ekipi i tij arriti të fitojë me rezultatin 3-1 në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën 29-të të kampionatit. Fillimisht ekipi vendas realizoi gol me Neumann, por Asllani arriti të përmbysë shifrat me tre gola në pjesën e dytë.
Tashmë sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës regjistron 28 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 17 gola dhe ka asistuar pesë herë.
Poll