
Presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi, dha një intervistë për kanalin televiziv të Katarit, “Al Kass”, në të cilën ai shqyrtoi fitoren e fundit të klubit në Champions League dhe foli për disa nga protagonistët kryesorë si Luis Enrique dhe Dembele, përpara se të kritikonte indirekt Kylian Mbappe-n, ish-yllin e ekipit që vendosi të largohej nga Parisi drejt Real Madridit.
Pa e përmendur emrin, ai i dërgoi një mesazh sulmuesit dhe të gjithë atyre që dyshonin se një ekip nga liga franceze mund të ishte i aftë të fitonte Champions-in: "Është më e lehtë të shënosh gola në La Liga sesa në Ligue 1. Luis Enrique përfaqësoi me krenari Ligue 1 dhe e mbrojti atë kundër tifozëve të Premier Ligës që e quanin atë Liga e Fermerëve.
Ne përfunduam duke mposhtur Arsenalin, Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Aston Villan në Champions këtë sezon”. Ai foli gjithashtu për sulmuesin që shumë e konsiderojnë yllin më të madh të ekipit: "Ousmane Dembele meriton Topin e Artë, jo vetëm për aftësitë e tij teknike, por edhe për personalitetin e tij. Ai jep gjithçka nga vetja brenda dhe jashtë fushës”.