Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

17 gola e 15 asiste me Inter Miami, por në SHBA nuk e shohin Messin si ‘MVP’: Nuk e meriton

Shkruar nga NEWSPORT
17 gola e 15 asiste me Inter Miami, por në SHBA nuk e shohin Messin si
Lionel Messi/ © Credits twitter.com/InterMiamiCF

Leo Messi shihet si kandidati absolut për të fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në MLS. Argjentinasi zhvilloi një sezon fantastik me Inter Miami duke shënuar 17 gola e 15 asiste në 18 ndeshje që ndihmuan skuadrën të fitonte vendin e parë në Conferencën e Lindjes në SHBA.

Por, ka dhe nga ata që mendojnë se ‘Pleshti’ mund të mos e meritojë këtë trofe . Messi ka qenë jashtë thuajse gjysmën e ndeshjeve për skuadrën nga Florida këtë sezon dhe ka humbur 3 në fushë. Për këtë arsye, Taylor Twellman mendon se ‘sensacioni Messi’ nuk është aq i rëndësishëm sa duket.

“17 gola dhe 15 asiste në 18 ndeshje është jashtëtokësore. Shkaktova debat kur thashë se Inter Miami fitoi titullin kur morën 8 fitore në 9 ndeshje pa Messin. Në 2023, Inter Miami fitoi 78% të ndeshjeve me të dhe 12% pa të në fushë. Pyetja e madhe ishte se si do të mbijetonte Inter Miami pa Messin. Dhe, ata u përgjigjën duke fituar 8 ndeshje nga 9”, tha Twellman.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga