Një aksident vrau dy pjestarë të skuadrës algjeriane të futbollit, Mouloudia El Bayadh. Aksidenti që ndodhi në orët e vona të së mërkurës bëri që Federata Kombëtare e Futbollit të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara për këtë javë.
Sipas raportimeve nga alrgjeria, nga aksidenti mbetën të vdekur portiere Zakaria Bouziani, 27 vjeç dhe ndihmës trajneri Khalid Muftah. Portieri që ndërroi jetë, këtë sezon bëri vetëm dy paraqitje.
Përsa i përket aksidentit, autobusi që transportonte ekipin u përmbys në një qytet në veriperëndim të Algjerisë ndërsa po udhëtonte për të zhvilluar një ndeshje në transfertë.
Përveç dy viktimave, ka dhe lojtarë të tjerë të lënduar, por gjendja e tyre tashmë është stabilizuar.
[caption id="attachment_716448" align="alignnone" width="684"] Ndihmes trajneri dhe portieri qe humben jeten ne aksident[/caption]
[caption id="attachment_716447" align="alignnone" width="831"] Autobusi i permbysur[/caption]