
Neymar po lidhet ngushtë për një kalim te Chelsea në Premier League. Todd Boehly dëshiron të sjellë në “Stamford Bridge” sulmuesin brazilian.
Sipas “Le Parisien” raportohet se drejtuesit amerikanë janë takuar ditën e martë me Nasser Al-Khelaifin në Paris, ku kanë diskutuar për një transferim të mundshëm të brazilianit në verën e ardhshme.
Për më tepër, drejtuesit e lartë të PSG-së do të kërkonin 'vetëm' 60 milionë euro, shifër që Chelsea nuk do të refuzonte ta hidhte në tavolinë. Neymar është i lidhur me klubin e Ligue 1 me një kontratë deri në vitin 2025 , dhe mbetet lojtari më i shtrenjtë në botë deri më sot.
Megjithatë, shanset e Chelseat për të marrë brazilianin mund të varen nga Lionel Messi . Marrëveshja e argjentinasit skadon këtë verë dhe nuk është e sigurt që ai do të rinovojë kontratën me PSG-në.