
Futbolli është në javët deçizive, ndërsa skuadrat po mendojnë për merkaton. Lajmet e fundit e lidhin Xherdan Shaqirin me një transferim në Turqi, aty ku do të gjente te Fenerbahce bashkëkombasin e tij, Vedat Muriqi.
Jurgen Klopp nuk e llogarit më ndërkombëtarin e Zvicrës si pjesë e kampionëve të Anglisë, ndërsa me gjasë shtatshkurtri do t'I bashkohet gjigantëve turq. Në drejtim të lojtarit kanë mbërritur disa oferta, me Fenerbahcen që duket se I ka plotësuar oreksin kosovarit. Nëse Muriqi nuk largohet nga Stambolli, atëherë me gjasë sezoni I ardhshëm do t'I gjente lojtarët me të njëjtën fanellë.
Poll