
Leopoldo Luque është vënë në qendër të kritikave për vdekjen e legjendës Diego Armando Maradona. Mjeku i argjentinasit akuzohet për mosveprim duke neglizhuar kurimin e ish-futbollistit të njohur.
Policia ka bastisur shtëpinë e tij duke bërë kontrolle të shumta, ndërsa së fundmi ai është rrëfyer për atë që Maradona kishte deklaruar disa ditë para se vdiste. Sipas tij, legjenda e futbollit ishte lodhur duke e dorëzuar luftën me sëmundjen e tij.
"Në një çast Maradona më tha: "Sa gjatë dëshironi të duroj unë këtu doktor? Kam vuajtur mjaft shumë tashmë". Mendoj se Diego, në fund, e dorëzoi luftën, ishte shumë i trishtuar. Ai po e ndëshkonte veten në një mënyrë që unë, si mik i tij, nuk do ta lejoja", tha mjeku i Maradonës që e kishte operuar të ndjerin vetëm para disa javëve.