
Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar edhe ish-boksierin e Vlaznisë, Nelson Hysa. 35 vjeçari akuzohet për disa vepra penale si pjesëmarrje në organizata kriminale, grup i strukturuar kriminal dhe paracaktim të rezultateve në garat sportive në bashkëpunim. Ai është një person i njohur sidomos për policinë e Shkodrës, pasi pak kohë më parë iu bë edhe një atentat, ku fatmirësisht arriti që të shpëtonte. Ai akuzohet si pjesë e grupit të Bajrajve por është liruar nga qelia në gusht të 2019.
Nelson Hysa banues në Shkodër, për të cilin ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë", e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar criminal
Njoftimi I policisë:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
- Endrit Zela banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie" e kryer në bashkëpunim;
- Genc Ferhati banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie";
- Igli Memaj banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja në rrethana cilësuese";
- Nelson Hysa banues në Shkodër, për të cilin ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë", e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal";
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.