Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shpenzoi 300 milionë euro në merkato, por për Carragher shkarkimi i Potter ishte vendimi më i saktë që ka marrë ndonjëherë Todd Boehly

Shkruar nga NEWSPORT
Shpenzoi 300 milionë euro në merkato, por për Carragher shkarkimi

Todd Boehly shkarkoi pak ditë më parë nga posti i drejtimit të Chelsea Graham Potter. Anglezi u emërua në stol në shtator pas largimit të Tuchel por që atëherë nuk diti ta ngrejë ekipin në renditje por përkundrazi e çoi edhe më poshtë.

Shumë vetave në Londër i ishte sosur durimi për Potterin dhe më në fund pronari amerikan e shkarkoi ashtu siç kishte bërë më parë me Tuchel. Për ish-lojtarin e Liverpool Jamie Carragher i cili është tani në rolin e analistit, shkarkimi i Potter ishte gjëja e duhur që bëri klubi.

“Ishte vendimi i duhur sepse mendoj se gjëja më e keqe që mund t’i ndodhi një klubi është kur ata nuk janë të sigurtë për trajnerin, ata mund të mendojnë: lëre të rri deri në fund të sezonit. Ata të japin para-sezonin dhe pastaj fillimin e sezonit, pesë ndeshjet e para, ai humbet dy, fiton një, barazon dy dhe e shkarkojnë atë. Pastaj marrin një trajner i cili blen lojtarë gjatë verës dhe ti akoma ndjek bishtin. Unë kam qenë shumë kritikë ndaj Todd Boehly, por unë mendoj se ky është vendimi i parë që ai ka të drejtë”, u shpreh Carragher.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga