Ministri i Brendshëm francez konfirmoi se 10 mijë agjentë do të shpërndahen në përpjekje për të parandaluar incidentet mes tifozëve, gjatë gjysëmfinales Marok- Francë.
Pamjet e përballjes së ashpër mes tifozëve të Marokut dhe Policisë së Parisit mjegulluan kualifikimin historik në gjysmëfinale, ndezën alarmin përpara përballjes së mërkures ndaj Francës.
Në mes të një klime tensioni në rrugët e qytetit dhe me frikën e fshehtë të incidenteve të reja, qeveria franceze mori masa për këtë çështje dhe po përgatit një operacion megasigurie në të gjithë territorin e saj.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin konfirmoi se rreth 10 mijë agjentë francezë, përfshirë policinë dhe xhandarmërinë , do të mobilizohen në të gjithë vendin këtë të mërkurë për të parandaluar trazirat në fund të gjysmëfinales së Kupës së Botës.
Vëmendjen kryesore për atë që ndodh në rrugën emblematike të Champs Elysees në Paris, priten rreth 2 mijë trupa që të mos lejohet asnjë incident.