Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Blerja e re e Kukësit rrëfim special për mediat greke, nga qyteti verilindor, te titulli kampion, Skënderbeu, Partizani...

Shkruar nga NEWSPORT

Mbrojtësi që u zyrtarizua si përforcimi më i ri i Kukësit pak ditë më parë, Simon Rrumbullaku ka folur për median greke, "gazzetta.gr", mbi kalimin e tij në kampionatin shqiptar, objektivat e tij personale, ato të klubit dhe rivalët për titull.

"U largova nga Apollon Smirna për arsye personale. Kam gjetur mbështjejen e familjes sime në zgjedhjen për të kaluar te skuadra e Kukësit në Shqipëri.

Kukësi ka qëllime të larta, sepse lufton për titull kampion. Më propozoi një menaxher shqiptar, Drini Çaushi, i cili jeton në Greqi.

Më pëlqeu ideja për të qenë një lojtar i Kukësit dhe kanë firmosur për 1 vit e gjysmë, me terma financiarë shumë të mirë dhe me bonuse të kënaqshme nëse fitojmë Kupën e Shqipërisë dhe të sigurojmë pjesëmarrjen në Europë", tha Rrumbullaku.

[caption id="attachment_69299" align="alignleft" width="300"]rrumbullaku Faksimile e gazetes qe ka intervistuar sot, Simon Rrumbullakun[/caption]

Objketivi i tij është të përmirësohet sa më shumë dhe të rritet profesionalisht. "Te Kukësi kam mundësi të eci shumë. Dua të fitoj titullin kampion në Superligë. Do të jetë e vështirë një gjë e tillë, e di, sepse niveli i futbollit në Shqipëri është rritur. Dua t'i bind të gjithë me aftësitë e mia dhe pse jo të mos bëhem pjesë e Kombëtares kuqezi", shprehet mbrojtësi i krahut.

24-vjeçari tregon në intervistën e tij për mënyrën se si është pritur te skuadra e tij e re dhe zbulon atmosferën në ditët e para të tij te Kukësi.

"Skuadra e Kukësit i përket qytetit verilindor të Shqipërisë me po të njëjtin emër. Por, për shkak të temperaturave të ulëta atje, presidenti iu ka ofruar kushtet futbollistëve që të stërviten në Tiranë.

Të gjithë lojtarët qëndrojnë në kryeqytet. Udhëtohet drejt qyteitt të Kukësit vetëm një ditë para ndeshjeve që ka skuadra në shtëpi. Jam pritur shumë mirë nga skuadra, stafi teknik dhe ai drejtues dhe shpresoj shumë që të përshtatem sa më parë me ekipin në fushën e lojës.

Unë kam parë se Kukësi ka një ekip me lojtarë shumë të mirë dhe kam besim se do të fitojmë titullin këtë sezon. Jam informuar se Skënderbeu dhe Partizani janë rivalët tanë në luftën për trofeun e Superligës, por mendoj se do të dalim ne fituesit në fund të sezonit", mbyll intervistën e tij mbrojtësi i krahut, Simon Rrumbullaku.

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga