
Skuadra e Këlnit ka arritur të fitojë ditën e sotme me rezultatin 2-0. Skuadra e Mavrajt ka bërë një paraqitje të mirë, teksa ka arritur të shënojë dy herë në portën kundërshtare. Ajo që vlen të theksohet është paraqitja e mirë që kanë bërë vendasit, por edhe qendërmbrojtësi i kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj. Shtatlarti shqiptar ka qenë ndër më të mirët në fushë, teksa sulmi mik e ka pasur shumë të vështirë të çajë mbrojtjen e Këlnit. Pas kësaj ndeshje, Mavraj pritet të niset drejt Shqipërisë ku do të grumbullohet për takimet e radhës së Kombëtares kuqezi.
Poll