
Sapo ka përfunduar takimi mes Real Betis dhe Barcelonës, ku të besuarit e Enriques janë ndaluar nga Betis, duke marrë vetëm një pikë nga ky takim, pasi ndeshja ka përfunduar 1-1. Kjo ndeshje ka shkuar ndryshe nga palanet që ishin bërë para startimit të takimit.
Barcelona ka hyrë fushë e qetë me pretendimin për të marrë pikë të plota, por ka hasur vështirësi edhe pse zhvilloi një lojë më të mirë se Betis. Një goditje nga këndi në favor të Real Betis në minutën e 75-të të takimit sjell kthesën e madhe. Krosimi përfundon në kokën e sulmuesit të Betis Alex Alegria, i cili nuk fal.
Suarez ka shpëtuar ekipin në minutën e 90-tgë, duke shënuar golin e barazimit. Pas këtij takimi, Barcelona ndodhet në vendin e dytë me 42 pikë, ndërsa Betis në vendin 13 me 23 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=sdWgoWAatXM