Berat Gjimshiti është një nga lojtarët kyç në formacionin e Gasperinit te Atalanta. Mbrojtësi i kombëtares është rikther të flasë për disa tema në një intervistë për “Tuttosport”.
30-vjeçari iu rikthye edhe iher dëmtimit që mori në fillim të sezonit, teksa theksoi se Origi ishte fajtor në atë duel. Sa i përket skuadrës deklaroi se është një sezon i ekuilibruar.
"Statistikat personale të këtij sezoni me Atalantën janë shumë të rëndësishme për mua. Kur unë u transferova te Atalanta në krye të skuadrës ishte ende Reja si trajner dhe vetëm më pas erdhi Gasperini me të cilin nisëm një cikël fantastik. U kualifikuam në Europa League dhe më pas në “magjiken” Champions League. Në fillim të aventurës me Atalantën me larguan në huazim për dy sezone, por më pas u riktheva dhe gjithçka ndryshoi”.
Sezoni aktual- “Ky sezon është shumë i balancuar, të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe kampionati si rrjedhojë bëhet i komplikuar. Unë besoj shumë te projekti i Atalantës, por edhe te shokët e skuadrës. Kemi kaluar edhe kohë më të vështira, por gjithnjë kemi ditur të rikthehemi. E kemi treguar forcën”.
Dëmtimi- “Në dy ndeshjet e para të sezonit unë isha titullar, por më pas erdhi dëmtimi. Pata një problem në sfidën me Milanit pas një dueli me Origin. Ky dëmtim më prishi planet. Më pas kur u riktheva nga dëmtimi ishin të tjerë lojtarë që po bënin mirë në atë moment dhe nuk mund të rikthehesha menjëherë si titullar. Por, nuk asnjë problem në këtë pikë sepse bëhet për të mirën e skuadrës”, ka deklaruar ndër të tjera mbrojtësi i kombëtares shqiptare.