Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PRECEDENTI/ Presidenti i FLAMURTARIT u pezullua 18 muaj, në 2013-tën u përjashtua përjetësisht Besnik KAPLLANAJ

Shkruar nga NEWSPORT
PRECEDENTI/ Presidenti i FLAMURTARIT u pezullua 18 muaj, në 2013-tën u

Sot një nga vendimet më të bujshme që dha Komisioni i Disiplinës në FSHF ishte pezullimi prej 18 muajsh i presidentit të Flamurtarit, Sinan Idrizi. Numri një i kuqezinjve mori një pezullim me të vërtetë të ashpër me arsyetimin se ka përdorur dhunë ndaj gjyqtarëve të ndeshjes Flamurtari - Vllaznia. Një dënim i tillë ndaj zyrtarit më të lartë të një klubi kishte vite që nuk ndodhte në Superligë ose më saktësisht që nga sezoni 2013-2014.

I fundit president ose më konkretisht ish-president që u dënua në Superligë ka qenë Besnik Kapllanaj. Ish-numri një i ekipit të Bylis u dënua përjetë me përjashtim nga futbolli. Në atë rast sërish shkak ishte dhuna ndaj arbitrave ose më konkretisht ndaj vëzhguesve të FSHF në takimin Bylis - Laçi të sezonit 2013-2014. Ballshiotët luftonin për mbijetesë dhe fusha ishte e dënuar pa tifozë.

Por mbështetësit e Bylis gjetën mënyra për të qenë afër stadiumit dhe madje edhe gjuajtur me gurë në drejtim të fushës. Kjo gjë nuk u fal nga vëzhguesit që bënë përgjegjës klubin për mos marrjen e masave organizative. Në ato momente ka pasur dhunë nga Kapllanaj ndaj Besnik Çeles. Një dënim shembullor në atë periudhë për Kapllanaj që edhe sot është përjetë i përjashtuar nga futbolli duke mos u falur as nga Apeli.

Rallë herë ndodh që një president i një ekipi të dënohet kaq rëndë, por këto janë shembuj që na tregojnë për atë çfarë ka ndodhur dhe atë se çfarë po ndodh në futbollin tonë. Le të shpresojmë që në të ardhmen të mos ketë më dënime të tilla dhe çdo gjë të lihet brenda fushës së blertë. /Newsport.al/

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga