
Monza siguroi sezonin e fundit për herë të parë në historinë e klubit, të ngjitet në Seria A. Elita e futbollit italian është mjaft konkurruese, ndërsa presidenti i klubit Berlusconi ka premtuar se klubi i tij nuk do jetë thjesht për shëtitje në kampionat.
Kështu pesha kryesore e transferimeve për të ndërtuar ekip konkurrues i bie Adriano Gallianit, i cili ka kryer disa zyrtarizime deri tani.
Tre prej tyre janë pikërisht lojtarë të cilët i zotëronte Inter. Portieri Michele Di Gregorio do vazhdojë të jetë i Monzës, pasi sezonin e fundit ishte në huazim.
Stefano Sensi, i cili ishte gjithashtu në huazim, do vazhdojë të jetë të paktën dhe për 1 sezon. Në anën tjetër Andrea Ranocchia është afruar me parametra zero.