
Ditën e fundit në media është përfolur se Jose Mourinho do të merrte drejtimin e Brazilit. Kombëtarja braziliane që pas dështimit nga Kupa e Botës është në kërkim të një timonieri të ri, pasi Tite u largua nga stoli i “Seleçaos”.
Sipas “Sky Sport” raportohet se pas Zinedine Zidanë edhe Jose Mourinho i ka thënë “JO” kombëtares së njohur. Duket se as roli i Ronaldo Fenomenit si “shkesi” nuk ka bërë punë për të bindur trajnerin portugez.
Gjithashtu tekniku i Romës u përfol edhe për një kalim te Portugalia pas largimit të Fernando Santos, por kjo hipotezë ra ditën e djeshme poshtë pas zyrtarizimit të Roberto Martinez.
Poll