Myrto Uzuni e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të ri me Apoloninë.
Pas dy golave të shënuar në ndeshjen e parë të kampionatit të Kategorisë së Parë kundër Sopotit, mesfushori me tipare sulmuese, sot ka realizuar tre gola të tjerë. Këtë herë, Uzuni ka realizuar në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë.
Apolonia fitoi 3-1 ndaj Lushnjes në transfertë, ndërsa të tre golat u shënuan nga talenti beratas.
[caption id="attachment_12864" align="alignleft" width="300"] Myrto Uzuni[/caption]
Skuadra fierake, në dy ndeshjet e para të sezonit, në kampionat dhe Kupë ka realizuar 5 gola në total, të 5-të të shënuar nga Myrto Uzuni.
Vlera e kartonit të mesfushorit të Shpresave të Shqipërisë kap shifrën e 40 mijë eurove. Kaq ka kërkuar Apolonia nga skuadrat që u interesuan në verë për të marrë shërbimet e Myrto Uzunit.