
Real Madrdi mori një fitore spektakolare sot në fushën e Liverpool 2-5. Karim Benzema shënoi dy gola, të katërtin dhe të pestin. Francezi ja dedikoi fitoren Amancio Amaro. Ai ishte president nderi i Real Madrid, i cili ndërroi jetë sot në moshën 83 vjeçare.
“Është një natë shumë e rëndësishme për ne”, shprehet Benzema. “Unë dua t’ja dedikoj fitoren presidentit tonë të nderit, Amancio. Fitorja është për të, me personalitetin, golat. Ne e duam këtë Champions League. Ishte një ndeshje e bukur për këdo sepse ne e nisëm pak keq, ne e dinim që Liverpool me tifozët e tij do të na vendosnin nën presion, por pas 15, 20 minutash, ne pamë Real Madridin e vërtetë”, ka folur Benzema.
Poll