Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Bën ligjin në Kupën e Botës, Lionel MESSI është njeriu i rekordeve

Shkruar nga NEWSPORT
Bën ligjin në Kupën e Botës, Lionel MESSI është
Lionel Messi padiksutim është lojtari i momentit në Kupën e Botës. “Pleshti” ka marrë përdore Argjentinën në Katar 2022. Ylli i argjentinës në finalen ndaj Francës arriti të shënonte golin e tij të 6-të në këtë turne. Por ajo që e bën argjentinasin më të magjishëm është fakti se është lojtari i parë që ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në gjithë fazat e këtij turne. Ish-sulmuesi i Barçës në “vallëzimin” e tij të fundit ka arritur të shënojë gol në fazën e grupeve, në raundin e 16-të, në çerekfinale, në gjysmëfinale dhe në finale në një edicion të vetëm të Kupës së Botës, duke vendosur kështu një rekord unik. Gjithashtu një tjetër rekord vendos Messi, duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në një kompeticion të tillë. Me 26 sfida, teksa rekordi mbahej nga Matthaus me 25, ku 35-vjeçari e barazoi në duelin me Kroacinë në gjysmëfinale.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga