Kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi, ndodhet në Washington ku dhe ka takuar ish-kampionin e botës në boks, Evander Holyfield. Në llogarinë e tij në “Facebook”, Këlliçi ka postuar një foto krah kampionit të botës në boks për peshat e rënda, legjendës amerikane Evander Holyfield.
Sipas politikanit demokrat ndeshja e tij me Mike Tyson, do mbetet një nga përballjet më epike të boksit botëror.
“Kënaqësi të takoja në Washington, kampionin e botës në boks për peshat e rënda, legjendën amerikane, Evander Holyfield. Ndeshja e tij me Mike Tyson, do mbetet një nga përballjet më epike të boksit botëror!”, shkruan Këlliçi.
Poll