
Tifozat Kuq e Zi
“Bein Sports” ka shkruar për largimin e Shqipërisë nga Europiani. “Shqipëria largohet nga Euro 2024 me më shumë gjoba se pikë”, shkruhet në titull.
Gjithçka i referohet 3 gjobave që UEFA i dha FSHF-së. Në anën tjetër Kombëtarja grumbulloi vetëm 1 pikë në grupin B, atë të fituar nga barazimi 2-2 përballë Kroacisë.
Gjoba me Spanjën ishte më e majme, pasi kishte një total prej 86500 eurosh. Bashkë me dy gjobat e marra ndaj Italisë dhe Kroacisë, shkonte një total prej 171 mijë eurosh.
UEFA ka gjobitur FSHF-në për shkak të flakadanëve, transmetimin e mesazheve të papërshtatshme nga tifozët, hedhjen e sendeve dhe për futjen e tifozëve në fushë.
Poll