
Futbollisti i huazuar te Interi Keita Balde do të jetë zyrtarisht lojtar i zikaltërve në përfundim të sezonit. Vetë agjenti i lojtarit senegalez konfirmoi se klubi italian do të gjejë mënyrën për të blerë 23-vjeçarin.
"Interi do ta gjejë një mënyrë për ta blerë lojtarin. Ka kohë nga tani deri në maj. Shifra është 34 milionë €, por kjo është shifra që paguan për këta lloj lojtarësh. Nëse ai (Keita Balde) bën atë që duhet, nuk ka dyshime se ai do të qëndrojë në Milano", deklaroi menaxheri i futbollistit për "Gazzetta dello Sport".
Keita Balde u huazua te Interi në merkaton e verës. Deri tani, ai ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asiste në 17 ndeshje të kampionatit italian. Interi pret që lojtari të japë akoma më tepër për skuadrën zikaltër në pjesën e dytë të sezonit.