
Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panuçi, duket se është pranë uljes në stol tek një tjetër skuadër. Mediat në Itali bëjnë me dije se trajneri Italian mund të zbarkojë në Greqi, për të marrë drejtimin e skuadrës së Aris. Siç raporton Sky Sport, është arritur marrëveshja midis palëve dhe tani po bëhen bisedimet për formimin e stafit të teknikëve.
Kujtojmë që pjesë e Aris kanë qenë dhe dy lojtarët e Shqipërisë, Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha. Të dy tashmë të larguar, Mavraj i pari pasi nuk arriti të gjente veten në Greqi, ndërsa Migjen Basha vetëm pak ditë më parë firmosi në Australi.
Poll