Futbollisti i Napolit, Stanislav Lobotka, ka befasuar në një nga intervistat e tij të fundit. Mesfushori sllovak i cili ishte titullar absolut me Napolin sezonin e fundit duke fituar titullin e Serie A, është shprehur se vonesat e rrogës janë normale për të dhe ndonjëherë nuk paguhet për 3 muaj.
“Sinqerisht, unë veten time do ta vlerësoja 5 milionë euro. Lojtarët vlerësohen 120 milionë euro tani, është absurde. Nuk e kuptoj këtë gjë. mua më pëlqen Napoli dhe kemi arritur një marrëveshje. Kam rrogën më të lartë nën karrierën time. Nuk paguhem gjithmonë muaj për muaj, ndonjëherë nuk paguhem as tre muaj, por kjo është Italia (qesh)”, u shpreh Lobotka.
Poll