Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Beckenbauer, trashëgimia e Kaiserit të futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
Beckenbauer, trashëgimia e Kaiserit të futbollit

Bota e futbollit është në zi pas humbjes së Franz Beckenbauer. Legjenda gjermane ndërroi jetë ditën e djeshme, ndërsa la një trashëgimi të madhe pas tij. Çdo gjë që një lojtar mund të fitojë, ai e bëri duke u përjetësuar përgjithmonë.

Me plot 104 paraqitje për Gjermaninë Perëndimore dhe udhëheqjen e saj drejt fitimit të Kupës së Botë në vitin 1974, Beckenbauer fitoi zemrat e tifozëve. Me idetë e tij inovative në lojën mbrojtëse, pati ndikim gjithashtu në gjenerata lojtarësh pasardhës.

Karriera e tij u zhvillua dhe si trajner, ku udhëhoqi sërish Gjermaninë Perëndimore. Në vitin 1990 u arrit fitorja e Kupës së Botës. Influenca e tij ishte e shtrirë dhe në arenën e klube, pasi me Bayern Munich i fitoi po ashtu të gjitha.

“Der Kaiser” është përtej statistikave dhe trofeve. Me siguri që emri i tij do kujtohet, për sa kohë ekziston futbolli. Përgjithmonë...

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga