Bayern Munich ka qenë në kërkim të numrit 9-të të skuadrës që prej largimit të Rober Lewandoski te Barcelona.
Bavarezët kanë qenë prej kohësh në bisedime me sulmuesin anglez, Harry Kane. Gjermanët hoqën dorë nga 29-vjeçari dhe në radarët e tyre ishte sulmuesi që u shpall kampione italie me Napolin, Victor Oshimen. 24-vjeçari ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh dhe ekipi i drejtuar nga Tuchel nuk ka ndërmend të shpenzojë aq shumë.
Tani legjenda e Bayern, Lothar Matthaus ka sjellë një emër krejt të ri në lojë.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Enitracht Frankfurt, Randal Kolo Muani. 24-vjeçari shihet favoriti kryesor për të udhëhequr sulmin e kampionëve të Gjermanisë për sezonin e ardhshëm.
Francezi këtë sezon në Bundesligë ka zhvilluar 28 ndeshje nga ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 12 asist.