
Kieran Trippier është një nga lojtarët e preferuar nga Bayern Munich për të tentuar transferimin e tij gjatë kësaj merkatoje. Mbrojtësi aktualisht është një lider te Newcastle në Premier League.
33-vjeçari ka një kontratë me anglezët deri në qershor të vitit 2025. “Qymyrgurët” kanë nevojë shumë për të rregulluar bilancet financiare dhe në këto kushte për shkak të “Fair – Playt” financiar mund të heqin dorë nga Trippier.
Në fakt drejtuesit e Newcastle kanë refuzuar ofertën e parë të bërë nga Bayern Munich për shërbimet e lojtarit, pasi kapte shifrën e 13 milionë euro. Shifër kjo shumë e vogël konsiderohet nga anglezët, të cilët kërkojnë të përfitojnë më shumë nga shitja e tij.
Në këto kushte kampionët gjermanë po punojnë për ofertën e dytë, sigurisht të përmirësuar. Mbetet të shihet deri në fund të kësaj merkatoje se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Trippier.