
Toni Kros u pikas nga "skautët" e Bajernit të Mynihut që në moshën 15-vjeçare dhe u inkuadrua në ekipet e moshave të bavarezëve. Më pas, vetëm 17-vjeç, "gjeniu" i mesfushës gjermane debutoi me rekordmenët e Bundesligës.
Pas disa trofeve të fituar, mes tyre edhe një Champions në 2013-ën, mesfushori gjerman u largua nga Bajerni për te Reali i Madridit, ku vjet fitoi sërish Champions League-n.
Dje, një nga lojtarët më të mirë në botë rinovoi me "Los Blancos" deri në 2020, ndërsa në fjalën e tij, në konferencën për shtyp tha ndër të tjera: "Dua ta mbyll karrierën me Realin. Është klubi që kam ëndërruar". Një citat që duket se nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Bajernit të Mynihut, për të cilët Toni Kros ishte një idhull në "Alianz Arena".