Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bastet injorojnë Tiranën në Champions, habit Duddelange si favorite (KOEFICIENTËT)

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana luan me Duddelange për turin e parë të Champions League. Kampionët e Shqipërisë udhëtojnë në Luksemburg për sfidën e parë në 6 korrik 19:30, ndërsa në 12 korrik presin kundërshtarët në “Air Albania”.

Tanimë bardheblutë janë kthyer nga faza përgatitore në Turqi, me trajnerin Shehi që ka gati edhe tre përforcimet e merkatos, me emra si Aleksi, Hasani dhe Hila që janë të federuar.

Për ndeshjen e Champions, kompanitë e basteve shohin favorite Duddelange në ndeshjen e parë. 1.77 është koeficienti i fitores së skuadrës kampione të Luksemburgut, ndërsa 4.38 kuotohet fitorja e Tiranës. Barazimi vlen 3.74.

Duket se Tirana nuk e ka aq të lehtë ndeshjen Champions, me stafin që do duhet të motivojë lojtarët për duelin që do thotë shumë për kampionët e vendit tonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga