Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Basketbollisti i NBA pozitiv me Covid-19, organizatorët vendim drastik për kampionatin (Skuadrat në karantinë)

Shkruar nga NEWSPORT

Basketbollisti francez i Utah Jazz, Rudy Gubert rezultoi pozitiv me Covid-19 pas testeve të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj situate dhe prekjes së njërit prej protagonistëve, organizatorët e NBA kanë vendosur të shtyjnë ndeshjet e kampionatit deri në një vendim të dytë. Sezoni i rregull është mbyllur, teksa lojtarët dhe stafet do t'i nënshtrohen testeve.

Mbrëmjen e kaluar nuk është zhvilluar asnjë takim, teksa analizat e Gubert dolën vetëm pak orë përpara se të niste sfida e Utah Jazz dhe Oklahoma City; me shkallët e pallatit të sportit që kishin nisur të mbusheshin. Në orët pas analizave, duke parë situatën dhe kontaktet mes basketbollistëve u vendos që të dyja skuadrat të përfundonin në karantinë për 14 ditë. Pasi ka paralizuar shumë kampionate të rëndësishëm futbolli në Europë, Coronavirusi ndërpret edhe NBA në SHBA.

Rudy Gubert
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga