Në basketbollin e meshkujve, Vllaznia ka triumfuar në një ndeshje tepër emocionuese ndaj Tiranës në kryeqytet.
Sfida nisi tepër e luftuar me bardheblutë të cilët e mbyllën në avantazh periodën e parë 19-13. Mirëpo shkodranët kanë reaguar mirë duke e përmbysur ndeshjen që në pjesën e parë në 29-34. Kuqeblutë kanë vazhduar paraqitjen e mirë duke mbajtur rezultatin në favor të tyre edhe pse i ngushtë 45-59. Ndërsa përfundimi i ndeshjes ishte 51-84 për Vllazninë, një rezultat i thellë ky, duke patur parasysh se ndeshja luhej në kryeqytet.

Poll