Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

BASKETBOLL/ Vllaznia e femrave e nis me "këmbën e mbarë", merr fitore të luftuar përballë Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
BASKETBOLL/ Vllaznia e femrave e nis me "këmbën e

Vllaznia ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e javës së parë të sezonit të ri të basketbollit për femra. Një sfidë mjaft interesante dhe e luftuar nga perioda në periodë.

Vllaznia ka fituar me rezultatin 66-57 përballë Teutës, në një ndeshje që u zhvillua në Durrës. Shkodranet marrin kështu një fitore të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit duke mbajtur lart moralin e ekipit.

Perioda e parë u fitua nga vajzat shkodrane me rezultatin 18-12, por humbën periodën e dytë me rezultatin 18-13. Perioda e 3-të foli krejtësisht për vajzat nga Shkodra, të cilat triumfuan me rezultatin 22-13. Ndërsa perioda e katërt ishe një menaxhim loje, ku Teuta fitoi 14-13, por kjo ndryshoi fatet e lojës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga