Mbrëmë në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në SUBL(Sigal Uniqa Balkan League), është luajtur ndeshja Peja -Tirana. Një ndeshje e cila përfundon në favor të skuadrës vendase duke fituar me rezultatin 96-72.
Për t'u përgëzuar ishin lojtarët e rinj të ekipit bardheblu. Me performancën e tyre që nga starti i takimit Klein Strazimiri dhe Reldi Durrsi i dhanë ekipit maksimumin e tyre. Vlen të përmenden dhe dy lojtarët e tjerë të cilët e nisën nga stoli por patën një performancë premtuese për të ardhmen e skuadrës.
Kb Tirana thur elozhe pwr lojtarwt e rinj nw statusin e hedhur nw "Facebook".
"Ne ndeshjen e fundit per kete sezon ne Sigal Uniqa Balkan League dje kundrejt Pejes u aktivizuan me shume sukses lojtaret e rinj te ekipit tone qe duhen pergezuar per performancen e tyre. Klein Strazimiri ( 18 vjec) dhe Reldi Durrsi ( 19 vjec ) u aktivizuan si startues por edhe 17 vjecaret Eldi Hysa dhe Kristjan Pashaj te cilet erdhen si zevendesime paten nje performance te mire dhe premtuese per te ardhmen e skuadres. Pergezime per talentet e rinj te cilet premtojn shume."
[caption id="attachment_77008" align="alignleft" width="531"]
statusi ne facebook[/caption]
