
Në orën 19:00, në pallatin e sportit "Asllan Rusi", u luajt sfida e javës së 6-të, në basketboll për meshkuj, midis Partizanit dhe Teutës.
Ekipi i Partizanit nuk ka mundur të reagoj, pas humbjes të pësuar në derbi javën e kaluar ndaj Tiranës, duke humbur kështu dhe ndaj Teutës në shtëpi.
Takimi midis ekipeve u zhvillua me një rivalitet të madh, ku në fund u mbyll me fitoren e durrsakëve, me rezultatin e ngushtë 76-78. Tashmë në kampin e kuq situata është kritike në lidhje me titullin kampion, pas dy humbjeve radhazi. Ndërkohë Teuta vazhdon ecurinë pozitive në vend të parë, të kampionatit.
Poll