Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"Bashkë me ju edhe në sport", Policia e Shtetit krijon skuadër volejbolli (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
"Bashkë me ju edhe në sport", Policia e Shtetit krijon

Policia e Shtetit ka krijuar skuadrën e volejbollit me punonjëse nga të gjitha sektoret. Një nismë e re e policisë për të qenë më pranë komunitet. Një gjë e tillë është bërë publike në faqen zyrtare të policisë duke deklaruar krijimin e skuadrës së volejbollit për femra.

"Bashkë me ju edhe në sport"

Sporti është një gjini e dashur për çdonjërin nga ne, ai përcjell shumë energji pozitive tek të gjithë duke provuar ndjesi paqeje, shëndeti dhe mirësie.

Policia e Shtetit është tashmë edhe më afër komunitetit nëpërmjet sportit, duke krijuar skuadrën e volejbollit me punonjës nga të gjithë sektorët e organizatës.

Përfshirja e policisë në sport synon të krijojë marrëdhënie më të ngushtë me komunitetin, të krijojnë besim dhe bashkëpunim më të gjërë. Policia dhe komuniteti së bashku mund të bëjnë vetëm gjëra te bukura. Jemi të gjithë fitues në garën tonë, dhe fitorja më e bukur është lidhja me komunitetin, siguria e të cilit është prioriteti ynë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga