
Barcelona do të përballet me Real Betis në Camp Nou sonte në orën 21:00 për javën e 19-të të La Liga. Katalanasti do të kërkojnë me cdo kusht fitoren për t’u shkëputur akoma më shumë nga Real Madrid në vendin e dytë me 5 pikë më pak.
Betis nga ana tjetër futet sonte në fushë me synimin për të marrë pikë të cilat do të jenë shumë të rëndësishme në garën për zonën Champions teksa ka pikë të barbarta me Villarealin e vendit të katërt.
Ekipet kanë publikuar formacionet titullare dhe mesfushori i blaugranave Gavi, do të “debutojë” me numrin e ri në fanellë, 6-tën.
Formacionet Zyrtare:
Barcelona (4-3-3): Ter-Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; De Jong, Busquets, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Gavi
Real Betis (4-2-3-1): Silva; Ruibal, Pezzella, Felipe, Vinicius; Rodriguez, Carvalho; Henrique, Fekir, Canales; Iglesias