
Barcelona do të luajë nesër kundër Real Madrid, ndeshje e vlefshme për kampionatin spanjoll. Para kësaj supersfide ka dalë në konferencë për shtyp, trajneri i katalanasve, Ronald Koeman i cili ka treguar se nuk i druhet madrilenëve.
Përkundrazi ai është gati që ekipi i tij të zbresë në fushë. Në fjalën e tij para medieve, Koeman ka deklaruar:
"El Clasico nuk varet nga rezultatet e ndeshjes së fundit, as për ne e as për Realin.
Mënyra më e mirë për ta përjetuar nëj El Clasico është të jesh në fushë, nëse nuk je në fushë, atëherë të jesh trajner.
Presion para ndeshjes? Jam mësuar me këtë dhe fle i qetë gjithmonë.
Alba? Duhet të presim nëse ka diçka në stërvitjen e sotme, nëse jo, atëherë ka shumë mundësi të luajë nesër", ka thënë tekniku i Barcelonës.