
Barcelona do të përballet me Almerian në transfertë sot në orën 18:30 për javën e 23-të të La Liga. Katalanasit nuk kanë të ndalur në kampionat ndërsa në Europë vijnë pas skualifikimit nga Manchester United dhe do të kalojnë tani fokusin totalisht në La Liga.
Pas barazimit të mbrëmshëm mes Realit dhe Atleticos, një fitore e blaugranave do t’i dërgonte ata plot 10 pikë larg Los Blancos. Trajneri Xavi nuk do hapa fals tani dhe ka zbardhur formacionin zyrtar të sfidës.
Formacioni Zyrtar:
Almeria (4-2-3-1): Martinez; Chumi, Ely, Babic, Akieme; Eguaras, De La Hoz; Baptiste, Robertone, Suarez; Toure. Trajner: Joan Rubi
Barcelona (4-3-3): Ter-Stegen; Roberto, Christensen, Garcia, Alba; Kessie, Busquets, De Jong; Torres, Lewandowski, Gavi. Trajner: Xavi Hernandez