Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barcelona – Inter cilësohet si finale, mesfushori PEDRI: Nuk na mjafton barazimi, rëndësi ka të shënojmë më shumë se kundërshtari

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona – Inter cilësohet si finale, mesfushori PEDRI: Nuk na

Barcelona dhe Inter do të ndeshen në supersfidën e mbrëmjes në Champions League. Takimi që do të zhvillohet në “Camp Nou”  duke startuar në orën 21:00, për blaugranat nuk do të mjaftonte një barazim. Inter pas fitores në “San Siro” dhe një pikë do të ishte e mjaftueshme pasi takimi i radhës është ndaj Bayern dhe e mbyllin me Plzen në shtëpi.

Për takimin ka folur mesfushori i katalunasve, Pedri. 19 vjeçari spanjoll shpreh bindshëm objektivin e ekipit për këtë takim, duke vënë theksin te fitorja.

“Pres që Interi të jetë i vëmendshëm në fazën mbrojtëse, me një ritëm të ulët në mënyrë që të na kufizojnë. Ne e kemi përgatitur ndeshjen kështu, duke menduar të mbajmë topin, ta lëvizim dhe të posedojmë atë duke kërkuar hapësirën për të gjetur golin. E dimë që do të jetë një finale, se do të duhet të fitojmë pasi barazimi do të mjaftonte. Ajo që ka rëndësi është vetëm të shënosh një gol më shumë se kundërshtarët”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga