Kanë kaluar disa ditë nga momenti që u fol se Lionel Messi do të rinovonte kontratën me Barcelonën për të përfituar shumën faranoike prej 35 milionë eurosh, por deri tani nga ana e sulmuesitt nuk është parë asnjë shenjë për këtë rinovim të munshëm.
Messi, aktualisht ka një kontratë me Barcelonën që përfundon në vitin 2018, ndërkohë që nga ana tjetër kërkohet me ngulm nga PSG dhe Manchester City, që janë të gatshme të bëjnë çmendurinë duke ofruar çmime marramendëse për këtë të fundit.
Mediat në Spanjë raportojnë s pavarësisht se presidenti i klubit tha se kjo çështje do të zgjidhet në tre mujorin e parë të vitit 2017, ende nuk kanë nisur bisedimet mes palëve.