
Xavi nuk do të jetë trajner i Barcelonës pas këtij sezoni. Gjithçka është konfirmuar, pas dështimeve në këtë janar. Humbja me Villareal 3 me 5 në shtëpi këtë mbrëmje nuk mund të kapërdihej. Kjo pasi diferenca me Real Madrid tashmë është 10 pikë.
Jo vetëm zhgënjim në kampionat sepse dhe Kupa e Superkupa u humbën gjatë këtij muaji. Një sezon thuajse tërësisht i dështuar, kur është vetëm gjysma e tij.
Kujtojmë se Xavi u afrua te Barcelona në nëntorin e vitit 2021 si shpëtim. Kontrata i vlente deri verën e vitit 2025, por ndarja e parakohshme tashmë është fakt.
Poll