
Lamine Yamal pavarësisht se është vetmë 16 vjeç ka arritur të fitojë një vend në formacionin e Barcelonës. Talanti spanjoll i ka befasuar të gjithë me lojën e tij dhe tashmë klubi katalanas po mendon që të “blindojë” shërbimet e tij.
Sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se palët kanë nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026. Gjithashtu do të ketë një klauzolë më shumë se 1 miliard euro, ndërsa njoftimi pritet të bëhet gjatë 24 orave të ardhshme.
Në fakt kontrata mes palëve është nënshkruar që në muajin korrik të këtij viti, teksa Barça nuk mund t’i ofronte një kontratë me më shumë vite, pasi Yamal është vetëm 16-vjeç.
Poll