Barcelona është akuzuar zyrtarisht për korrupsion ga prokurorët spanjollë mbi disa pagesa. Klubi katlan është nën akuzë se ka paguar zëvëndëspresidentin e komitetit spanjoll të arbitrave. Midis viteve 2011 dhe 2018 Barcelona ka paguar më shumë se 7 milionë euro kompanive të drejtuara nga zëvëndëspresidenti Jose Maria Enriquez Negreira.
Ky i fundit ka qenë ish-arbitër i futbollit, por nga 1993 deri në 2018 ka qenë në komitetin e arbitrave në Spanjë si nënpresident. Gjithashtu nën akuzë janë edhe dy ish-presidentët katalan, Jose Bartomeu dhe Sandro Rosell. Ky i fundit vetëmn para pak kohësh doli nga burgu dhe tani përballet me një akuzë tjetër.
Siç raportojnë mediat lokale në Spanjë, dy presidentët ranë në ujdi me Negreiran që ai në kapacitetin e tij si zëvëndëspresident dhe në shkëmbim të parave do të ndërmerrte akte në favorizim të Barcelonës. Gjithashtu ai vendoste se kush do të arbitronte ndeshjet e blaugranave. Kjo gjë ka influencuar shumë rezultatet në kampionat të Barcelonës. Gjatë viteve 2011-2018 Barca ka fituar 5 La Liga.